Futboll Sport

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Kukësi 45 minuta larg finales së Kupës së Shqipërisë

Po luhet në “Zeqir Ymeri” ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit

Kukësi 1-0 Laçi

20′ Guri

Minutë pas minute

45’ Përfundon pjesa e parë

41′ Pranë golit të dytë Kukësi me anë të Kalesë, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

40′ Qaqi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

36′ Hoxha lëshon një gjuajte fluturimthi, po për fatin e mirë të portierit Selmani, përfundon jashtë kuadratit.

28′ Trajneri Mezani largon Bruno Lulajn, pas gabimit në mesfushë që rezultoi fatal dhe i dhuroi golin e avantazhit Kukësit, në fushë Lushkja.

27′ Kallaku provon me një gjuajtje nga ditanca, por jashtë kuadratit.

20′ GOOOOOOL Kukësi 1-0. Sidrit Guri gjuan saktë nga pika e penalltisë duke kaluar në avantazh verilindorët.

19′ Akordohet 11-metërsh në favor të Kukësit. Guri pengohet nga portieri Selmani dhe për gjyqtarin Hamitaj nuk ka dyshime.

18′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Laçi me Bruno Lulajn, i cili krejtësisht i vetëm brenda zonës, ka gjuatjur me kokë, por jashtë kuadratit.

9′ Dzaria provon të surprizojë me një veprim akrobatik nga brenda zonës, por nuk kordinohet siç duhet.

6′ Donjet Shkodra provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi nuk kontrollohet dot nga portieri Selmani, për pak sa nuk shënon Kukësi.

5′ Goditje dënimi për Kukësin, ka tension në fushë.

1′ Nis ndeshja në Kukës/ panorama sport

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Kukësit dhe Laçit.

Pritet që kjo përballje të jetë shumë e ndezuar pasi këtë e mundëson edhe rezultati i sfidës së parë që ka përfunduar 0-0. Të dy skuadrat janë të interesuar për të vazhduar më tej, ndërsa Laçi ka edhe një motivim shtesë, siç është arritja në kupat e Europës përmes këtij kompeticioni.

Kukësi – Laçi ora 15:30 (0-0)

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lulaj, Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Enea Pashaj;

Pas porte: Indrit Myrtja, Klodian Shahini

Related posts

FLET TRAJNERI I PSG/ “Mbappe do të jetë më i miri në botë, por duhet të përmirësohet”

Isa.Autor

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Isa.Autor

TËRBOHET GATTUSO/ Përcaktohet gjyqtari për supersfidën Milan-Juve, me të bardhezinjtë priten të….

Isa.Autor

Leave a Comment