Futboll Sport

A iu mohua një penallti PARTIZANIT? Skënder GEGA jep përgjigjen e tij

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega në një prononcim për Supersport është shprehur se nuk është i qartë nëse episodi ishte penallti apo jo, sepse nuk është ai personi që vendos dhe përsa i përket këtij fenomeni nuk do të merret asnjëherë me arbitrat.

“Erdhëm për të fituar. Loja kishte ulje-ngritjet e veta. Jam i kënaqur. Në fakt duhet të ishim më mirë. Për penalltinë mendoj se ka shkuar me vrull te lojtari jonë. Arbitri ndoshta e ka patur të vështirë. Nuk besoj se është penalltia që do vendoste fatin.

Jam i kënaqur se ekipi po luan mirë, i zbatoi detyrat që kishte. Ka gabime, por do mundohemi t’i rregullojmë. Nuk do thoja që penalltitë e padhëna janë qellimisht, sepse kjo nuk më takon mua. Nuk jam njeri që paragjykoj dhe nuk do hyj ndonjëherë te arbitrat, por tani për tani kaq mund të them”.

Related posts

BEFASON MIJATOVIC: Shitja e Ronaldos, gjë e mirë për Realin

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Hidhet shorti për fazën e 1/8. “Zikaltërit” dhe Napoli evitojnë… (FOTO)

Delo.autor

Prishtina debuton me goleadë, “çmonton” kundërshtarin nga Luksemburgu

Isa.Autor

Leave a Comment