Futboll Sport

Kategoria e Parë / Dinamo, Vllaznia e Egnatia kryesojnë dy grupet (KLASIFIKIMI)

Përfundimi i javës së dytë të kampionatit në Kategorinë e Parë ka konfirmuar tre ekipe në krye të dy grupeve. Kështu, në Grupin A, aty ku sot u luajt ndeshja e fundit për këtë javë të dytë, ajo mes Burrelit dhe Vllaznisë, e përfunduar me fitoren e shkodranëve në shifrat 0-2, janë piëkrisht këta të fundit bashkë me Dinamon fituese ndaj Besëlidhjes në përballjen e të shtunës, që kanë marrë kryesimin. Dinamo e Vllaznia kryesojnë Grupin A me pikë të plota, 6 në dy ndeshje. Në këtë grup, Vora dhe Burreli qëndrojnë në dysheme të klasifikimit, me 0 pikë.

Në Grupin B të Kategorisë së Parë, java e dytë për të cilin u mbyll këtë të dielë me ndeshjen Besa-Apolonia, e përfunduar me fitoren minimale të kavajasve, 1-0, kryeson e vetme skuadra e Egnatias. Kjo e fundit, është skuadra e vetme në Grupin B që mban pikë të plota, 6 në dy ndeshje, e ndjekur nga Lushnja e Tomori me nga 4 pikë. Klasifikimi për këtë grup mbyllet nga Turbina dhe Elbasani, me 0 pikë.

Related posts

Mesut Ozil tallet me policinë e Stoke…

Sadik.Autor

SKANDALOZE/ Zbuloni kë akuzon RONALDO për PËRDHUNIMIN dhe kartonin e kuq në Champions

Isa.Autor

MODRIC TEK INTERI/ Flet një ish-madrilen: Nuk e kam besuar kurrë diçka të tillë

Isa.Autor

Leave a Comment