Futboll Seria A Sport

Një tjetër ndeshje e madhe/ Cancelo: Dua vetëm të përmirësohem, punoj fort që…

Në fitoren 2-1 të Juventus ndaj Sassuolo-s kishte një ndjesi portugeze në Allianz Stadium gjatë pasdites së diel, dhe jo vetëm për shkak të golit të parë të Cristiano Ronaldo-s.

Joao Cancelo ishte një tjetër lojtar kyç i bardhezinjve, me shpejtësinë e tij dhe driblimet e palodhura që i kanë shkaktuar jo pak probleme Sassuolo-s, megjithëse në fillim nuk ishte planifikuar të luante nga minuta e parë.

“De Sciglio kishte dhimbje gjatë nxehjes dhe prandaj luajta unë,” shprehet Cancelo.“Isha gati, gjithmonë jam. Punoj fort çdo ditë që të luaj.” Cancelo gjithashtu zbuloi se Leo Bonucci është një ndihmë e madhe dhe po e ndihmon jashtë mase portugezin të ambientohet tek Juve.

“Ai ka shumë eksperiencë dhe më jep gjithmonë këshilla. Fokusi im i vetëm është të përmirësohem dhe unë stërvitem çdo ditë për ta bërë këtë gjë.”

Related posts

GOL HISTORIK/ Myrto Uzuni një legjendë e Granadas në Spanjë! Barazon golashënuesin më të mirë të ekipit

F.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Martial rikthen Man Unitedin në lojë në derbin e Manchesterit (VIDEO)

Isa.Autor

Shënoi tripletë ndaj Vardarit, Ibrahimi: Ishte fitore historike

Q.Autor

Leave a Comment