Shqipëri

Gjici: Kam respekt për Finon, do të dëgjojmë alternativat dhe kush na bind do të votojmë

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, duket shumë entuziast pas asaj që ka parë nga skuadra e tij në 10 ditët e para nën drejtimin e Peter Pakult. Numri 1 i kampionëve, në një intervistë për TVSH, ka cilësuar se nëse ekipi do të luajë nëkëtëmënyrë edhe ënvazhdim, nuk është e pamundur mbrojtja e titullit, pavarësisht diferencës me Skënderbeun.

Për trajnerin

“Realisht trajner si Pakult rrallë kanë ardhur në Shqipëri. Unë besoja te një CV dhe me eksperiencën që kishte, mendoja se ishte trajneri i duhur për ekipin e Kukësit. Deri tani ka bërë mirë, ka bërë shumë mirë. Ka futur rregull, disiplinë, një klimë të re, konkurrencë mes lojtarëve për vendin. Po të vazhdojmë kështu, siç kemi bërë deri tani, mendoj se sukesin e kemi të sigurt”.

Për rivalitetin për titullin

“Nëse do të ecim kështu edhe në kampionat, nëse fitojmë të gjithë ndeshjet e të gabojë Skënderbeu, se në kampionat janë 60 pikë e nuk i dihet, jemi shumë të bindur që mund të mbrojmë titullin kampion”.

Për zgjedhjet në FSHF

“Çdo njeri ka të drejtë të kandidojë, jo vetëm Fino. Unë kam respekt për të, por edhe për presidentin në detyrë. Do të dëgjojmë alternativat dhe kush na bind do të votojmë”.

Related posts

ÇFARË PO NDODH/ Stërvitja e Tiranës, Ze Maria i pranishëm: Kam folur me presidentin për…

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Dikur cilësohej si një ndër talentet më të mëdha në Europë, ylli Jonuzaj grumbullohet me skuadrën e…

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Talenti Muçi tradhton Shpresat kuqezi, vjen humbja e dytë e grupit

Delo.autor

Leave a Comment