Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DY SFIDAT ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS DHE MOLDAVISË/ Atalanta s’e ka në plan, Etrit Berisha në pritje të…

Ashtu si ndaj Turqisë dhe Andorrës, edhe në dy sfidat e radhës eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë, këtë herë për shkak të dëmtimit që ka pësuar Strakosha, titullar në portën e Shqipërisë do të jetë Etrit Berisha.

Portieri shtatlartë nuk luan një ndeshje zyrtare që nga marsi i vitit të kaluar ndaj Andorrës, pasi tek Atalanta trajneri Gasperini ka zgjedhur Gollinin si titullar dhe nuk beson më te gardiani kuqezi.

Pikërisht për këtë arsye kjo verë parashikohet shumë e nxehtë për portierin shqiptar, i cili pritet të nxirret në shitje nga Atalanta.

Sipas mediave italiane, Berisha nuk do të jetë më pjesë e bergamaskëve sezonin e ardhshëm, kjo edhe për faktin se Atalanta nuk i garanton më vendin e titullarit, prandaj portieri shqiptar është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër ndoshta edhe jashtë Italisë.

Related posts

KUALIFIKOI EKIPIN NË FINALEN E CHAMPIONS/ Drejtuesit e Totteham shpërblen lojtarin Loucas Moura, ja dhurata që merr

Delo.autor

NGA STADIUMET, TEK FORMATI I BOTËRORIT 2026/ Turne historik në tre vende, ja shpërblimet për ekipet

F.autor

DO TË PËRBALLEN MANCHESTER UNITED/ Futbollistë e skuadrës angleze festojnë si të çmendur (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment