Futboll Seria A Sport

“MURI ZIKALTËR”/ “Burgosi” KANE: Mbrojtësi De Vraj tregon sekretin sesi markohet…

Mbron e shënon. Por, di të japë edhe asiste. Si ai i djeshmi, për Vesinon, që vleu sa një gol. Në përfundim të ndeshjes, Stefan De Vraj u ndal për mikrofonat e “InterTV”, pas tri pikëve të fituara kundër Totenhemit në ndeshjen e debutimit në Champions:

“Pas një suksesi të tillë të pushton emocioni, – pranoi holandezi. – Është një mbrëmje e paharrueshme: diçka e bukur të fitosh kështu, në frymën e fundit. Treguam karakter dhe arritëm të kthenim ndeshjen në favor në fund. Asisti im për Vesinon? Ndodhesha prapa, nuk e shihja portën dhe mendova ta hedh në zonë: për fat të mirë ndodhej atje!”.

FAZA MBROJTËSE – Kejn 0, Ikardi 1: meritë edhe e qendërmbrojtësit: “Herri Kejn? E dija që ishte shumë i fortë edhe fizikisht. Por u mbrojtëm mirë, duke treguar pjekuri dhe soliditet. Arritëm t’u mbyllnim linjat e pasimeve duke u nisur edhe nga mesfusha: u vendosëm mirë në fushë, me pak fjalë. Kjo mund të jetë kthesa, por duhet ta tregojmë edhe në kampionat: të shtunën na pret një ndeshje ndërlikuar në një fushë të vështirë (në fushën e Kaljarit), duhet të japim maksimumin”.

Related posts

FOTO/ Tek Interi s’ka më harmoni. Tifozët e fërshëllejnë, Brozovic duartroket me ironi

Q.Autor

Presidenti i PSG, Al Khelaifi: Neymar te Real Madridi? Është e pamundur!

Delo.autor

I THUR ELOZHE LIVERPOOL DHE DJEMVE TË TIJ/ Klopp: Grumbulluam 99 pikë, ja pse iu afruam perfeksionit!

Delo.autor

Leave a Comment