Futboll Premier League Sport

KONFIRMON PAS POLEMIKAVE/ Manchester City zbulon të ardhmen e Guardiola, ja klubi gjigant

Pas zërave se Pep Guardiola mund të transferohet te Juventusi, ka ardhur sot reagimi i klubit të Manchester City. Përmes një mesazhi, ata kanë konfirmuar se trajneri spanjoll do të jetë pjesë e “citizens” edhe sezonin e ardhshëm.

“Nuk do të ndodhë kurrë që Pep Guardiola të largohet nga Manchester City. Ai është një njeri fantastik dhe trajner i madh dhe po bën gjëra të jashtëzakonshme këtu. Më vjen keq që përflitet se do të lëvizë, janë zëra të pabaza. Ai ka një kontratë me ne dhe ne jemi shumë të kënaqur me të”, tha Ferran Soriano, shefi i ekzekutiv i Manchester City.

Ai ka shtuar se dështimi në Champions League nuk do të largojë trajnerin. “Champions? Na mungoi fati edhe pse ishim shumë pranë kualifikimit. Pa VAR do të ishim në gjysmëfinale. Do të provojmë sërish vitin tjetër dhe do ta fitojmë”, tha Soriano.

Manchester City është pranë rikonfirmimit kampion në Premier League. Skuadra e “citizens”  ka 1 pikë më shumë se Liverpool, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy javë kampionat.

Related posts

“MËSOJ NGA AI ÇDO DITË”/ Barcelona e “çmendur “pas Pedri-t, talenti zbulon sekretin e suksesit

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT ME SKËNDERBEUN/ Ernest Gjoka: Duam trofeun në Kupën e Shqipërisë, kampionati na ka…

Delo.autor

VAZHDIM I HIDHUR PËR “KUQEZINJTË”/ UEFA me dorë të “hekurt”, Milani nuk i shpëton ndëshkimit

Delo.autor

Leave a Comment