Futboll La Liga Premier League

Paqe Madrid – Manchester, gati marrëveshja

Dy klubet e mëdha evropiane, Real Madrid dhe Manchester United janë gati të shkrijnë akujt midis tyre. “Los Blancos” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ëndrra për të veshur me fanellën e bardhë David De Gean, gardianin e spikatur të “Djajve të Kuq”.

Por, siҫ raporton “Don Balon”, drejtuesit e Manchester United kanë vendosur kushtet e tyre për të lënë të lirë portierin numër një të Kombëtares spanjolle.

Klubi më i suksesshëm në historinë e Premier League konsideron se për emrin e De Geas, Real Madrid duhet të ofrojë talentin e ri spanjoll Marco Asensio. Vetë trajneri Jose Mourinho e ҫmon shumë 21-vjeҫarin madrilen.

Edhe pse në plan të parë duket e ndërlikuar një realizim i suksesshëm i një marrëveshje të tillë, në prapaskenë qëndrojnë disa arsye jo të papërfillshme. Asensio zuri vend në zemrat e tifozëve madrilenë me golat spektakolarë që vinin nga zëvendësimet në triumfet e La Ligas dhe Champions League.

Lojtari u projektua menjëherë si “Rauli i Ri”, por Zinedine Zidane ndryshe nga sezoni i kaluar ka vendosur ti besojë verbërisht “gardës” së vjetër, Ronaldo dhe Bale. Asensio është në kërkim të një ekipi që duhet  t’i ofrojë me ҫdo kusht vendin e titullarit në formacionin bazë.

Me Zidane që po numëron ditët në “Santiago Bernabeu” pas disfatës së mbrëmshme ndaj Villareal, Florentino Perez duhet të mendojë seriozisht për drejtimin e skuadrës, merkaton dhe Asensio, të cilin ai e vlerëson një xhevahir të ҫmuar.

Transferimet më të mëdha që janë realizuar midis dy klubeve janë kalimi i David Beckham në vitin 2003 dhe Ruud Van Nistelrooy në 2006 nga “Old Trafford” në “Santiago Bernabeu”. Të shohim nëse klubet do të vendosin sërish të shtrijnë dorën për bashkëpunim. /EDS/

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi Muriqi tek Lazio. Ja detajet

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një harkimi nga Roshi, kapiteni Hysaj ndëshkon me kokë San Marinon (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORICIME NË EKIP/ Inter nis kontaktet me agjentin e sulmuesit De Paul, ja plani “Zikaltër”…

Delo.autor

Leave a Comment