Futboll Seria A Sport

“DO TË JETË NJË SFIDË E VËSHTIRË NDAJ VILLARREAL”/ Morata: Ardhja e Vlahovic? Dua të jem më shumë…

Në vigjilje të sfidës kundër Vijarealit, të vlefshme për fazën me eliminim të Champions-it ka folur sulmuesi i bardhezinjve, Alvaro Morata. Spanjolli foli për rolin e tij në skuadër, por dhe për kundërshtarin e ardhshëm.

Ndeshja me Vijarealin

“Ata janë fituesit e Europa Ligës dhe jemi të vetëdijshëm për forcën e lojtarëve të tyre. Shumë njerëz nuk i vlerësojnë, por për mua ata janë të fortë. Do të jetë një garë e vështirë”.

Barazimet e fundit një shtysë për ju?

“Është për të ardhur keq, pasi skuadrat e kreut nuk po fitojnë ndërsa ne na duhet të pedalojmë. Duhet të shohim të ardhmen me optimizëm dhe koha e Juves do të vijë. Jemi gati të ëndërrojmë dhe të shkojmë përpara.”

Çfarë ka ndryshuar tek ju me ardhjen e Vlahoviçit?

“Edhe mbrojtësi dhe portierët janë të rëndësishëm tek Juventusi. Duhet të sakrifikojmë njëri tjetrin pasi jemi një ekip. Kam dhënë shumë në ndeshjet e fundit dhe sigurisht që do të më pëlqente të shënoja dhe të isha me deçisiv.

Marrëdhënia me Alegrin

“E njoh shumë mirë atë dhe ai gjithashtu. Në disa momente nuk kam qenë në formën më të mirë dhe kjo më ka ndikuar në lojë. Njerëzit dhet ta shohin se ne përpiqemi gjithmonë.”

Related posts

PORTUGALI-FRANCË/ “Gjelat” heshtin në 45 minutat e para, tek portugezët “këndon” Ronaldo

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mbulon fytyrën me perde, por në fund e zbulojnë… (EMRI+VIDEO)

Delo.autor

Tottenham me stadiumin më të shtrenjtë në Angli

Q.Autor

Leave a Comment