Futboll Sport

E FRIKSHME/ Shkoi të festonte me tifozët, mesfushori kosovar bie në GROPË

Zyrihu i Zvicrës ia doli që ta fitojë ndeshjen e parë të vlefshme për Europa League në transfertën qipriote ndaj AEK Larnaca. Ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 61-të të takimit, nga Benjamin Kololli. Mesfushori kosovar pësoi një incident jo të lehtë pasi i dha avantazhin skuadrës. 26-vejçari u drejtua tek tribuna e tifozëve të ekipit tij për të festuar me ta golin e shënuar, por fatkeqësisht nuk arriti.

Ndërsa po kalonte pengesat në stadium, ai ra në një gropë. Në atë moment tifozët dhe shokët e tij të ekipit u afruan për të parë ku përfundoi dhe ta ndihmonin. Kololli ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë e fituar nga Antonio Marchesano. Me këtë fitore të arritur Zyrih mban vendin e dytë në renditje me tri pikë aq sa ka edhe Bayer Leverkusen që kryeson falë avantazhit të golave. Në vendin e tretë qëndron Ludogortes Razgrad dhe në të fundit AEK Larnaca.

Related posts

PËRBALLJA FURY-DILLAN WHYTE/ Joshua: E urrej, por do të bëj tifo për atë në duelin e 23 prillit

Delo.autor

“Khabib Nurmagomedov do ta mundja 10 herë nga 10 ndeshje”

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ SHAQIRI shënon një gol SPEKTAKOLAR, shokët vendosin duart në…

Isa.Autor

Leave a Comment