Futboll Kategoria Superiore Sport

DËSHIROJNË MBIJETESËN/ Bylis nuk është më si më parë. Dovedan do një sforco të… fundit

Bylisi i këtij sezoni është pa dyshim një skuadër ndryshe nga ajo që jemi mësuar, jo më një grup fushe apo agresive, por një ekip që luan futboll të bukur e lojë të hapur. Dhe këtë e ka treguar thuajse gjatë gjithë këtij sezoni. Ballshiotët nuk janë më si më parë, kur administronin rezultatin, por bëjnë një futboll më të hapur dhe e lejojnë kundërshtarin që të luajë futboll, në ndeshjet në transfertë apo dhe në “Adush Muça”.

Kështu ka ndodhur me Kukësin të hënën, në një ndeshje shumë të rëndësishme, duke u përsëritur ai takim i fazës së dytë. Ballshiotët shënuan të parët, patën disa raste, madje u ndalën edhe nga shtylla e më pas në fund humbasin… Skuadra mallakastriote ka qenë në këto pozita edhe sezone më parë, por ka qenë mjaft agresive.

E madje do të mbahen mend fitoret në transfertat e Laçit dhe Partizanit, sidomos në sezonin 2014-2015 që e çuan Bylisin deri në javën e fundit të diskutonte mbijetesën, por ballshiotët kanë qenë një skuadër me kualitete. Madje, edhe në atë sezon, në krye të Bylisit ka qenë një boshnjak në stol, Adnan Zildzoviç, ku në dy javët e fundit u vendos edhe Superiorja e Bylisit, teksa barazuan në javën e parafundit në Ballsh me Flamurtarin dhe u mundën në Shkodër.

Pas ndeshjes me Kukësin, skuadra është grumbulluar sërish në Ballsh. Atmosfera nuk është si më parë te drejtuesit, stafi dhe lojtarët. Është trajneri Veljko Dovedan dhe ndihmësi i tij Bekim Kuli ata që kërkojnë të mbajnë lart moralin e skuadrës.

Nga ana tjetër, në radhët e djemve vihet re qartë njëfarë dëshpërimi, sidomos pas humbjes me Kukësin, në një ndeshje ku ballshiotët nuk e administruan mirë deri në fund.

Related posts

EURO 2020/ Izraeliti shënon golin e mbrëmjes, por blerja misterioze e Interit i prish festën (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ Gati marrëveshja: Thohir shet 30 % të aksioneve të klubit ZIKALTËRVE

Isa.Autor

VAZHDOJNË PUNIMET NË STADIUMIN E KUKËSIT PAVARËSISHT TË FTOHTIT/ Flet Gjici: Shpresojmë të jetë gati në…

Delo.autor

Leave a Comment