Albanian Stars Futboll

Zyrtare: Brahimi transferohet te Panioniosi (Foto)

Mesfushori kosovar, Mërgim Brahimi është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës greke, Panionios.

Brahimi ka vendosur ta lë kampionatin zviceran apo më saktë skuadrën e Grasshoppersit për të kaluar te Panioniosi në Greqi.

Zyrtarizimi i Përfaqësuesit të Kosovës është bërë publik nga vet faqja zyrtare e klubit grek, ndërsa detajet tjera nuk janë treguar.

 “Panionios konfirmon fillimin e bashkëpunimit me futbollistin Mërgim Brahimi”.“Përfaqësuesi i Kosovës ka nënshkruar gjatë të dielës kontratë dhe do ta bartë numrin 9 në fanellë”, thuhet në faqen zyrtare Panioniosit.

Me transferimin në Greqi është shprehur edhe vet 25-vjeçari nga Istogu, i cili ka thënë se ndihet i lumtur dhe mezi pret të fillojë të luaj.

“Jam shumë i lumtur me transferimin tim te Panionios. Shpresoj të filloj punën më shpejt me ekipin tim të ri, trajnerin dhe shokët e ekipit tim. Besoj do të kemi një vit të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Brahimi.

Brahimi në objektet e klubit (Foto:Panionios)

“Më pëlqeu shumë performanca e ekipit në lojë me Apollon Smyrnis dhe sidomos në pjesën e dytë pashë se Panionios u përpoq të luante futboll dhe të fitonte ndeshjen”.

Brahimi duke nënshkruar kontratën me klubin grek (Foto:Panionios)

“Unë gjithashtu pashë tifozët tanë dhe më pëlqyen që ata e mbështetën grupin me pasion. Dua t’i falënderoj ata për mesazhet që më kanë dërguar dhe u premtoj atyre se do të bëj gjithçka për t’i mundësuar ekipit të arrijë qëllimet e tij”, përfundoi djaloshi nga Istogu.

Ndryshe, Brahimi karrierë bëri edhe tek disa skuadra tjera zvicerane si FC Aarau dhe Wohlen.

Related posts

LIVE/ Hudderfield-Manchester United, Mbenza barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

“VJEN NJË KOHË NË JETË KUR…”/ U rrit te klubi holandez, futbolllisti me mesazh emocionues lamtumire

Delo.autor

LIVE/ Europa League, nisin dy takimet e para gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment