Futboll Sport

LUAJTI SI KAPITEN I GJERMANISË/ Ylli Kimmich: Shiriti është një motivim i madh për mua dhe…

Joshua Kimishit iu besua shiriti i kapitenit në sfidën e mbrëmshme ndaj Lihtenshtejnit. Mesfushori i Bajernit tha pas fitores 2-0 të skuadrës së tij se nuk ishte plotësisht i kënaqur.

“Mund dhe duhet të bënim më shumë. Luanim ndaj një kundërshtari i cili ishte shumë kompakt prapa dhe mbronte me shumë vetë. Gjithsesi, mendoj se në fund ato që kanë rëndësi janë tri pikët. Skuadra tregoi se di të fitojë edhe ndeshje të tilla të cilat në pamje të parë duken të lehta, por nuk janë kurrë të tilla”, tha mesfushori i kombëtares gjermane pas fitores 2-0.

PËR SHIRITIN E KAPITENIT – “E pata thënë dhe para ndeshjes që nëse më besohet shiriti, do të ishte diçka e madhe, një nder për mua. Dhe ashtu ishte. Shpresoj që ta kem bërë punën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Shiriti është një motivim akoma dhe më i madh për mua”.

PËR NDESHJEN ME ARMENINË – “Nuk ka më asnjë justifikim. Do të luajmë vetëm për tri pikët për të marrë vendin e parë në grup. Është një mundësi e artë për ne. Gjithsesi për ta arritur këtë gjë duhet ta përgatisim mirë ndeshjen. Fakti që do të luajmë përballë tifozëve tanë është diçka e mrekullueshme dhe mendoj që do të na japë shumë shtysë për të bërë mirë. Armenia nuk është rastësisht në vendin e parë. Ata kanë një skuadër të shpejtë dhe zhvillojnë një lojë të bukur. Nuk do të jetë aspak e lehtë, për këtë jam i sigurt”.

PËR DEBUTIMIN E FLIKUT – “Sigurisht që dhe trajneri do të kishte dashur një fitore me goleadë, por kjo nuk u arrit për shumë arsye që do t’i analizojmë ditën e nesërme (sotme). Skuadra ka kualitet dhe dëshirë për të bërë mirë, kjo u pa dhe sot (dje). Mendoj që loja jonë do të vijë në ngritje pasi ishte vetëm e para me trajnerin e ri që ka pikëpamje ndryshe nga ai që u largua. Besoj se ndaj Armenisë do të shohim një ndeshje shumë ndryshe pasi dhe kundërshtari është i një niveli më të lartë”.

Related posts

STATISTIKAT/ Shënon shumë, por arma më e fortë e Tiranës është “bunkeri” në prapavijë

Delo.autor

MILAN KA GATI PLANIN E MERKATOS/ Ja projekti i Gazidis për sezonin e ri

Delo.autor

Ylli brazilian dëshiron rikthimin te Milan! Ja prapaskena e transferimit…

Sadik.Autor

Leave a Comment