Futboll Premier League Sport

3 HUMBJE RADHAZI/ Pochettino pranon krizën: Mund të shkarkohem, por nuk…

Tottenhami është në krizë dhe këtë e konfirmon vetë trajneri i ekipit, Mauricio Pocchettino. Argjentinasi ka pranuar se ai mund të pushohet nga puna javën që vjen. Disa lojtarë kanë pranuar se janë të traumatizuar, pas fillimit të këtij sezoni, më e keqi në 4 vitet e Pocchettinos si tranjer. Trajneri i Tottenhamit tha se synimi i tij i vetëm është të rikthejë skuadrën në rrugën e duhur. Ai kurrë nuk do të sulmonte drejtuesit e klubit për merkaton e vakët.

“Nuk do të kritikoj klubin për asgjë. Të gjitha vendimet janë tonat. Unë do të qëndroj me ekipin deri në fund. Ndoshta mund të jem këtu pas 5 vitesh, ndoshta mund të iki pas një jave, por gjithmonë do të flasim mirë për skuadrën e për të arritur atë që duam. Jam shumë i qetë, do të jap më të mirën time deri në fund.”

Pika më e dobët e Tottenhamit këtë sezon është pa dyshim mbrojtja, pasi janë pësuar 8 gola në 6 ndeshje gjithsej. Pocchettino foli gjithashtu për disa nga lojtarët e tij, si Delle Alli apo kapiteni Hugo Lloris.

“Mënyra si i pësojmë golat është e dhimbshme, por në futboll ndodh gjithçka e duhet të qëndrojmë të fortë. Alli është rikthyer në stërvitje, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm. Lloris ishte i stresuar që në ndeshjen me Manchester United për shkak të gjyqit, më pas i ndodhi edhe dëmtimi. Mendoj se ai do të qetësohet me kalimin e kohës.”

Ndeshja e ardhshme për Tottenhamin në Premier League do të jetë në fushën e Brightonit. Gjërat mund të shkojnë akoma më keq, nëse londinezët nuk arrijnë të marrin fitore.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Reagon presidenti i FIFA-S: Jemi të tronditur…

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ Vetëm për 3 minuta në fushë, ylli Ibrahimovic ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

NDEZIN ANKANDIN E MERKATOS/ Pep dhe Zidane, gati të sfidohen për yllin 120 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment