Futboll Premier League Sport

“ZHDUKET MORATA”/ Sulmuesi spanjoll kthehet në një PROBLEM tek Chelsea (VIDEO)

Në pamje të parë, gjithçka shkon për mrekulli te Chelsea: 5 fitore në 5 ndeshje kampionati, start me tre pikë në Europa League, lojë e bukur dhe sulmuese, Eden Hazard që është kthyer në nivelin e tij më të lartë, aq sa Sarri parashikon 40 gola prej tij.

Dakord, por në realitet ato gola duhet t’i shënojnë sulmuesit dhe pikësëpari Alvaro Morata. Spanjolli ishte një zhgënjim sezonin e shkuar dhe pas janarit Antonio Conte e uli shpesh në stol.

Me ndryshimin në verë Morata vendosi të qëndronte dhe ishte i bindur se do ishte sezoni i tij, por deri tani nuk ka treguar asgjë, edhe pse Sarri i ka dhënë besim, me 5 ndeshje në formacion këtë sezon.

Nga 20 gola në 43 ndeshje te Reali, duke luajtur pak, Morata kaloiu te 15 gola në 48 ndeshje sezonin e shkuar në Londër, ndërsa këtë sezon ka shënuar vetëm një gol. Në Europa League kundër PAOK-ut Morata luajti 81 minuta, goditi 7 herë pa e gjetur asnjëherë kuadratin, gaboi raste të shkëlqyera dhe pas zëvendësimit doli kokulur dhe dukshëm i zhgënjyer.

Jo rastësisht, Julen Lopetegui nuk e grumbulloi në Kupën e Botës dhe Luis Enrique nuk e hodhi në fushë në dy ndeshjet e tij të para, edhe pse e grumbulloi.

Tashmë edhe durimi i tifozëve ka marrë fund dhe në rrjetet sociale ironia dhe sulmet ndaj spanjollit po vërshojnë, aq më shumë që gjithnjë e më shumë po kujtohet fakti që për Morata-n u sakrifikua një “bishë” si Diego Costa. Sarri ka një problem dhe nëse Morata nuk zgjohet, në janar do të duhet një zgjidhje, pasi titulli në Angli nuk mund të fitohet vetëm me golat e Hazardit.

Related posts

Eksperti jep parashikimet: Skedina e mbrëmjes që mund t’ju bëjë me para

Q.Autor

NGA PORTA TEK SULMI/ Të skarcuar nga Barcelona dhe Reali, bëhen dy skuadra yjesh

Delo.autor

FEMRA U-17/ Shqipëria eliminohet nga Greqia

Delo.autor

Leave a Comment