Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Mensah shënon një super gol (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” super sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Skuadrat do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, teksa Partizani barazoi në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Flamurtari u mposht në shtëpi ndaj Skënderbeut.

Nuk mungojnë suprizat në formacionet titullarë, teksa Rubin Hebaj nuk ia ka dalë të jetë titullar. Daja ka vendosur të hedhë titullar Danilo Alvesh. Të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë, teksa do të vihen në ndeshje të Skënderbeut.

Partizani55

LIVE| Partizani-Flamurtari 1-0

Mensah 21′ 

21′ GOOOOL PARTIZANI 1-0. Mensah kalon në avantazh skuadrën e Gegës. Pas një asisti perfekt të marrë nga Bardhi, Mensah nuk ka falur, duke e dërguar topin mjeshtërisht në cepin e Koliçit. 

19′ Mundësi e artë për të kuqtë. Asani provon me një kthesë të bukur nga brenda zonës, por reagon bukur Koliçi, duke i mohuar golin Asanit.

17′ Partizani provon të rrezikojë me Bardhin, por bllokon mbrojtja e Flamurtarit.

14′ Goditja e parë nga këndi i takon Partizanit, por Belica nuk arrin të godasë saktë me kokë.

10′ Lojë e luftuar në mesin e fushë.

3’ Asani provon të shënojë për skuadrën kryeqytetase, por goditja e lojtarit të Partzianit përfundon në rrjetën e jashtme.

1′ Ka startuar takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Bardhi

FLAMURTARI: Koliçi, Pollozhani, Sirghi, Siljanovski, Kotobelli, Deliaj, Beqaj, Batha, Torassa, Danilo Alvesh, Bushiç.

Related posts

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Të besuarit e Pochettinos triumfojnë ndaj Leicesterit dhe ruajnë hapin e “Të Kuqve”

Delo.autor

GAFA E ROMËS NË START TË SEZONIT TË RI/ Mbrojtësi Kumbulla mund të provojë humbjen e parë në tavolinë…

Delo.autor

Leave a Comment