Futboll La Liga

RONALDO i përket të kaluarës, Real Madrid nis sulmin për Neymar

Cristiano Ronaldo tashmë i përket të kaluarës te Real Madrid. Muri i fundit që ndante portugezin nga Juventus ka rënë pasi Florentino Perez ka pranuar ofertën maksimale të bardhezinjve, prej 100 milionë euro për kartonin e CR7. Tashmë Real Madrid duhet të mendojë për një zëvendësues të denjë për “Zotërinë e 5 Topave të Artë”, dhe sa më parë e mundur. Një variabël e mundshme është Eden Hazard, një futbollist që ka shumë dëshirë të mbajë veshur fanellën e bardhë dhe që tani është eliminuar nga Kupa e Botës, bashkë me Belgjikën e tij, pas disfatës së pësuar përballë Francës. Një kandidat ky po aq i preferuar sad he Kylian Mbappé e Harry Kane, të cilët vazhdojnë ëndrrën e tyre për Kupën e Botës dhe pjesë e ëndrrave të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.

Ja pra ku rifutet në modë emri aq shumë i konsideruar nga Madrid, Neymar. Edhe braziliani, Botërori i të cilit ka përfunduar tashmë prej disa ditësh është i gatshëm të përqafojë fanellën dhe ëndrrën madrilene, pas vetëm një sezoni te Paris Saint-Germain. Do të jetë shumë e vështirë të negociohet me francezët, por Real Madrid nuk dorëzohet dhe vazhdon punën për gjetjen e një marrëveshje me futbollistin. Sipas raportimeve të El Chiringuito TV, Madrid ka dërguar një emisar në Brazil për të negociuar blerjen e Neymar. Kush e di nëse muri i 222 milionëve të paguar një vit më parë nga francezët do të rrëzohet ose jo. E sigurtë është se po përgatitet fillimi i një telenovele merkatoje…

Related posts

SËRISH JASHTË EKIPIT LUKAKU/ Marotta ndjek situatën te Manchester United

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Ish-kampioni i botës në BOKS bëhet gjysh 39 vjeç (FOTO)

Isa.Autor

“BAJRAMI TITULLAR NDAJ INTER?” Trajneri i Empolit ja bën surprizë: Do ta marrë lajmin prej jush

Delo.autor

Leave a Comment