Futboll Seria A Sport

I DHA FITOREN MILANIT/ Flet Higuain: Ja kush më bindi që të vij këtu

Ka qenë njeriu i ndeshjes në Europa League, në ndeshjen e fituar 1-0 nga Milan kundër Dudelange. Tani, Gonzalo Higuain është kthyer të komentojë transferimin e tij te Milan.

“Të jesh te Milan është diçka që të bën të ndihesh krenar. Shpresoj t’ia shpërblej besimin që më kanë treguar të gjithë. Ndihem shumë optimist për këtë aventurë të re”, ka thënë “Pipita”.

“Më ka bindur Leonardo dhe trajneri. Kjo skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha, ka karakteristikat e duhura për të nxjerrë edhe më të mirën nga unë, për ta kthyer Milan-in sa më lart të jetë e mundur”.

Në lidhje me Gattuso-n: “Ka folur pak me mua, por njohim historinë e tij, ka fituar një Botëror. Është një nder i madh për mua të punoj me të. Klubi ka një projekt solid: jam shumë i lumtur që jam këtu. Do ta kem shumë të vështirë të thyejë rekordin tim të golave, por jemi vetëm në fillim të sezonit”.

Higuain ka folur edhe për objektivat: “Dua t’i bëj të lumtur tifozët dhe klubin, që më ka dhënë besim dhe mundësin për të fituar diçka të rëndësishme me këtë fanellë”, ka përfunduar Higuain.

Related posts

Ramon Planes, njeriu që solli për herë të parë Coutinho-on në La Liga

Q.Autor

Gigi Buffon i thotë “lamtumirë” rekordit të Paolo Maldinit, legjenda e Milanit mbetet ende në krye

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus do Pogba-në e ri, goditja e organizuar nga Paratici dhe… agjenti Raiola

Delo.autor

Leave a Comment