Futboll Sport

NDEROHET FALCAO NË KOLUMBI/ I ndërtohet një statujë e cila ngjason me të famshmen e Ronaldos

Radamel Falcaos iu është ndërtuar një statujë e tij në vendin e tij të lindjes në Kolumbi, mirëpo nuk ngjason fare me të.

Statuja është ngritur në qytetin e Santa Martas, një provincë e Magdalenas, Kolumbi, vendi kua ka lindur sulmuesi i Monacos, transmeton Gazeta Express.

Ajo është ende në ndërtim e sipër, mirëpo nuk dihet nëse artisti do t’ia rregullojë fytyrën. Statuja është ndërtuar duke u bazuar në festimin e Falcaos, i cili feston duke iu drejtuar qiellit.

Mediat Lokale e kanë krahasuar këtë statujë me atë të Cristiano Ronaldos, e cila u vendos në aeroportin e emëruar pas Cristiano Ronaldos në Maderia, vendlindja e yllit portugez, e cila më pas është zëvendësuar me një tjetër për t’i ngjasuar më shumë fytyrës së Ronaldos. /Gazeta Express/

 

Related posts

Ribery nuk njeh kufij, thyen rekordin e madh tek Bayern Munich

Q.Autor

INTER PRET MERKATON E JANARIT/ Ja kur vendoset e ardhmja e Çalhanoglu tek Milan…

Delo.autor

HEQIN NGA MERKATO “GARDIANIN” E SHUMËKËRKUAR/ Maldini bllokon: Për rëndësinë që ka tek Milan…

Delo.autor

Leave a Comment