Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI/ “Me Man United s’luaja sepse NUK BËRA SEKS me vajzën e trajnerit”

Sulmuesi i Crystale Palace, Wilfried Zaha, ka folur haptazi rreth “ferrit” në Manchester Unitedin dhe sesi qëndrimi në “Old Trafford” e kishte zhgënjyer dhe e kishte bërë të binte në depresion. Anësori nënshkroi për Unitedin si adoleshent pasi kishte luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e Crystal Palace në Premierligë në vitin 2013.

“Natyrisht, t’i bashkohesh Unitedit nuk është e lehtë, prandaj e pata të vështirë ta pranoj se nuk m’u dha rasti”, tha Zaha për Sun. Ai thotë se, megjithatë, nuk pendohet për kohën e kaluar në United.

“Nuk pendohem për asgjë, sepse më ka bërë më të fortë. Ndiej sikur tani mund të përballoj gjithçka”, tha ai. Ai zbuloi edhe arsyen pse mund të mos jetë paraqitur për gjigantin anglez.

“Kam kaluar nëpër shumë gjëra në United dhe me Anglinë. Ka pasur thashetheme se arsyeja pse nuk po luaja për Unitedin ishte sepse shkova në shtrat me të bijën e David Moyes, dhe askush nuk tentoi ta sqarojë këtë. Prandaj, po i luftoja djajtë me veten dhe këto thashetheme që e dija se nuk ishin të vërteta”, shpjegoi ai.

Related posts

HYSAJ dhe ALBIOL zbulojnë talentin e fshehur, ja çfarë poston shqiptari (VIDEO)

Isa.Autor

BAVAREZËT MBRETËROJNË EUROPËN/ Drejtori i Bayern Munich: Jemi klubi më seksi në botë

Delo.autor

ZYRTARE/ Klubi i Serie A bën goditjen e parë në merkato, siguron shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment