Futboll Premier League Sport

Klopp flet për situatën e SHQIPTARIT te Liverpool: “Do të vijë momenti i SHAQIRIT”

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, këmbënguli se koha do të vijë edhe për Xherdan Shaqirin, ndërsa shqiptari i kombëtares së Zvicrës pret të luajë ndeshjen e parë si startues. Shaqiri arriti në “Anfield” nga Stoke City për 13.5 milionë paund, në korrik, por ende është duke pritur për një shans të madh. 26-vjeçari ka luajtur vetëm 32 minuta për Liverpool këtë sezon, me lojtarë si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino të padiskutueshëm në sulmin e Klopp.

Me Firmino në stol, për shkak të dëmtimit në sy, trajneri gjerman aktivizoi Daniel Sturridge në formacionin fillestar ndaj PSG-së, në Champions, para Shaqirit. Dhe Sturridge e justifikoi veten, duke shënuar në fitoren 3-2. Sidoqoftë, Klopp e vlerëson ndikimin e Shaqirit në klub dhe thotë se do ta marrë shansin e tij.

“Eshtë shumë i gjallë, shumë pozitiv, jo vetëm në punën stërvitore, por edhe si djalë në dhomën e zhveshjes, – tha Klopp. – Gjithkush e do Shaqirin kështu si është, edhe pse nuk ka luajtur shumë minuta. Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, për të qenë i sinqertë. Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, kjo është e sigurt.

Ne do të duhet të përdorim ata që janë në gjendje të mirë. E keni parë Daniel Sturridge, se çfarë paraqitje bëri ndaj PSG-së? Danieli nuk është i vetmi që merr shansin dhe tregon veten. Të gjithë duan të luajnë dhe do të kenë shansin e tyre. Ne duhet të krijojmë diçka, ku djemtë jo vetëm të shtyjnë nga stoli, por edhe të bëjnë punën e tyre në fushë. Do t’ua jap mundësinë, por vetëm nëse janë në gjendje të mirë”.

Related posts

Klubi gati ta shesë ‘yllin’ kroat që shkëlqeu në Botëror, ja çmimi stratosferik!

Sadik.Autor

JUVENTUS NXJERR YLLIN BRAZILIAN NË SHITJE/ “Zikaltërit” dhe Milan shfaqin interes për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Mici mungon këtë javë, Daja e zëvendëson me të “harruarin”

Sadik.Autor

Leave a Comment