Futboll Seria A Sport

GJITHMONË RIVALË/ “Gëzuar, Ronaldo”: Derbi edhe për datën e lindjes së “FENOMENIT”

Për shumë tifozë anembanë botës Cristiano Ronaldo është i vetmi Ronaldo që kanë parë dhe adhuruar, por ka edhe shumë tifozë, më të mëdhenj në moshë, që kanë admiruar “Fenomenin” Luis Nazario Da Lima, aq sa ka shumë tifozë që e konsiderojnë më të madhin e gjithë kohërave.

Sot Inter-i është kujtuar për legjendarin e sulmit zikaltër, duke i bërë urimet për ditëlindjen e 42-të, por këtu ka një pikëpyetje.

Para 4 ditësh ishte Milani klubi që uronte yllin brazilian, duke vendosur datën 18 shtator si datën e lindjes. Kush e ka gabim dhe pse nis ky derbi komik?

Në fakt, ka gjithnjë konfuzion në lidhje me datën e lindjes së Fenomenit, por vetëm për shkak të një harrese.

Sipas gazetarit James Mosley, i cili ka shkruar biografinë “Ronaldo: udhëtimi i një gjeniu”, Ronaldo ka lindur më 18 shtator, por nëna e tij Sonia dos Santos Barata e regjistroi 4 ditë më vonë dhe që këtu ka mbetur gjithnjë dilema mbi datën e saktë të lindjes së Ronaldos, i cili gjithsesi në rrjetet sociale ka regjistruar datën 22 shtator.

 

Related posts

ZYRTARE/ Klubi italian godet në merkato, transferojnë sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

TMERRI FRANCË-GJERMANI/ Kur mijëra tifozë pushtuan fushën e “Stade de France”

Delo.autor

NË HETIM PËR FALIMENTIM/ Ferrero rrëfen nga burgu: Kisha gjakderdhje nga hunda dhe presion të lartë arterial

Delo.autor

Leave a Comment