Futboll Sport

FESTUAN ME SHQIPONJË/ Mediet kritikojnë politikanin SERB për XHAKËN dhe BEHRAMIN

Në Serbi kanë grumbulluar të dhëna për dy futbollistët me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami e kjo është konsideruar si e jashtëligjshme nga mediet vendase. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, pyetje së gazetarit të Insajder në Serbi, se përse zyra të cilën po e drejton ai po mbledh të dhënat personale të dy shtetasve zviceranë me prejardhje shqiptare, nuk i’u përgjigj.
Në tabloidet serbe u publikuan të dhënat për dy lojtarët, të cilit sipas tyre ishin të lindur në Serbi. Por edhe pse ka shkelur ligjin, Gjuriç reagoi duke kundërsulmuar gazetarët dhe i tha se ata bënin tifo për Shaqirin dhe Behramin.
Në media u publikuan të dhënat personale, si certifikata e lindjes dhe certifikatat e shtetësisë së dy futbollistëve shqiptarë, të cilët përveç nënshtetësisë zvicerane, kanë edhe atë serbe. Menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave, Komisionari për Informacionin e Rëndësisë Publike filloi një procedurë kontrolli për të mësuar se si u morën këto dokumente personale të dy lojtarëve, të cilat i zotëron Ministria e Punëve të Brendshme.
Por nga ky institucion, përgjigja ishte se ata po mbledhin dhe po dorëzojnë të dhënat me kërkesë të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Nisur nga kjo, gazetarët këmbëngulën se përse zyra kishte nevojë për të dhëna personale të dy shtetasve zviceranë dhe se si ata hynë u bënë pjesë e tabloidëve.
Por Gjuriç anashkaloi përgjigjen.
“Është e drejta juaj të bëni tifo për Shaqirin dhe Behramin, nuk e kundërshtoj këtë. Unë duhet të them se unë jam i kënaqur që shoh se ju kujdeseni për Shaqirin dhe Behramin. Jam i kënaqur të kujdesem për të drejtat njerëzore dhe civile të qytetarëve të Serbisë, Shaqirit dhe Behramit, kështu që ata janë qytetarët tanë. Mendoj se duhet të pyesni kolegët tuaj nga mediet, nga erdhi ky informacion dhe jo mua. Unë vetëm mund t’ju them se nuk kam dijeni që ka pasur ndonjë shkelje të ligjit, Por nëse ka jam i sigurt se organet kompetente shtetërore do të veprojnë në përputhje me autoritetin e tyre,” tha Gjuriç.
Pavarësisht këmbënguljes nga Insider në Serbi, sërish Gjuriç nuk dha një përgjigje të qartë.
“Unë po i’u them se nuk kam dijeni se të drejtat njerëzore dhe qytetare të qytetarëve të Serbisë, Shaqirit dhe Behramit janë të rrezikuara, përveç se mund të jetë paksa e turpshme për t’u kujtuar se Kosovska Mitrovica dhe Podujeva janë në Serbi. Nuk kam dijeni nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe ato civile”, përfundoi drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Related posts

MODRIC BESNIK I REALIT/ Rinovon kontratën dhe hedh poshtë zërat e largimit

Delo.autor

Shqiponja kthehet në trend, fabrika zviceriane e përdor për marketing (FOTO)

Sadik.Autor

NUK E NJEH ASKUSH/ PIRLO përzgjedh PASARDHËSIN e tij te Italia: Është i ri, por…

Isa.Autor

Leave a Comment