Futboll Premier League Sport

Man United në KAOS/ Mourinho: Wolves e meritoi barazimin, ja çfarë i mungoi ekipit tim

Jose Mourinho nuk ka qenë i kënaqur me ekipin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Wolves në Old Trafford gjatë pasdites së shtunë. Një tjetër hap fals i Djajve që po vërtetojnë nga ndeshja në ndeshje se do t’i duhet të luftojnë për një vend mes katër më të mirëve dhe jo për titullin kampion.

“Mendoj se Wolves e meritoi të dilte nga fusha me një pikë si kompensim i punës së madhe që bëri,” shprehet trajneri portugez në fund të ndeshjes.

“Ne nuk ishim mjaftueshëm këmbëngulës në gjysmëfushën tonë dhe nuk ushtruam presionin e duhur duke i lënë kundërshtarit shumë kohë për të qarkulluar topin.

“Ndërkohë na mungoi dinamika në zonën kundërshtare teksa shumë lojtarë nuk ishin të mprehtë përpara portës. Gjithashtu na mungoi zjarri që duhet për të thyer bllokun e organizuar të mbrojtjes kundërshtare.

“Fred? Mendoj se po ambientohet hap pa hapi në Premier League, sidomos kur kemi topin në zotërim është shumë mirë.”

Related posts

STATISTIKAT/ “Zonja” ka 2637 ditë pa marrë një penallti, Torino ka fituar një herë në 31 sfidat e fundit

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Seria A shtyn ndeshjet e fundjavës si pasojë e koronavirusit

Delo.autor

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Inter e Milan shkruajnë historinë në Champions

F.autor

Leave a Comment