Futboll Seria A Sport

“MERKATOJA E MILAN-IT ËSHTË MBYLLUR”/ Drejtori sportiv Masara: Luftuam shumë për të marrë mbrojtësin…

Frederik Masara deklaron se merkatoja e Milanit është mbyllur. Në një intervistë për rrjetin “Sky”, drejtori sportiv kuqezi ka sqaruar:

“Prurje nuk do të ketë më. Nuk shoh shumë mundësi për të siguruar një zëvendës për Teo Hernandezin. Merkatoja është kryer në funksion të një ekipi që kërkon të jetë konkurrues deri në fund të sezonit. Për shkak të dëmtimeve dhe COVID-it jemi gjendur në vështirësi në disa raste, ndaj jemi munduar t’i ofrojmë trajnerit kushte sa më të mira.

Lufta për Champions do të jetë e ashpër dhe u munduam të kompletohemi sa më shumë”. Dje është prezantuar edhe Fikajo Tomori. Qendërmbrojtësi është fryt i këmbënguljes së drejtuesve. Për akordin mbi 23-vjeçarin, Masara shtoi: “Të kesh të drejtën e blerjes është gjithmonë e vështirë. Për Tomorin luftuam shumë sepse jemi të bindur se mund të ndihmojë ekipin për shkak se ka karakteristika të ndryshme nga shokët e tjerë”.

Related posts

Paris SG nis punën për të marrë sulmuesin e Juventus…

Sadik.Autor

PËRVEÇ SE NJË FUTBOLLIST I MIRË/ Salah është edhe një baba i tillë, shikoni surprizën që i bën vajzës së tij (FOTO)

Delo.autor

“US OPEN”/ Tenistët Djokovic dhe Zverev nuk ndalen, sigurojnë gjysmëfinalet

Delo.autor

Leave a Comment