Futboll Sport

SUPERSFIDA/ TIRANA dorëzohet në fund, SKËNDERBEU kryeson i vetëm

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e ditës së shtunë mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e pestë të kampionatit të Kategorisë Superiore. Ishin bardheblutë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Hasanit. Futbollisti i 24 herë kampionëve ka dërguar në portën e korçarëve një top të goditur me kokë pas atij shërbimi fantastik të Dajës nga e djathta.

Bardhekuqtë e Skënderbeut nuk janë dorëzuar për asnjë moment, me sulme të intensifikuara në pjesën e dytë duke dominuar thuajse plotësisht skuadrën e Tiranës në gjysmëfushën e saj. Tentativa të shpërblyera në fund, me bardheblutë që janë dorëzuar në të 87’, kur John ka barazuar shifrat në 1-1.

Related posts

ICARDI RIKTHEHET NË SHTËPINË “ZIKALTËR”/ Tifozët e mirëpresin: Le të ëndërrojmë përsëri….

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Arrihet akordi për 50 milionë euro, Bayerni gjen pasardhësin e Coman në Angli

Delo.autor

LAÇI-TIRANA/ Bardheblutë “flirtojnë” me golin, shikoni rastin e humbur nga Beshiraj (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment