Futboll Premier League Sport

KAMPIONI I BOTËS/ Klopp: E njoh shumë mirë, ai do të ishte një lojtar i denjë për Liverpoolin

Mario Gotze, i cili ka 177 paraqitje me Borussia Dortmund, nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme këtë sezon të Bundesligës.Gjermani madje nuk ka arritur të jetë pjesë e skuadrës në disa raste, dhe në moshën 26-vjeçare, ai duhet të mendojë se ka akoma shumë vite të mbetura në karrierën e tij.

Ish-shoku i ekipit Kevin Grosskreutz mendon kështu, dhe madje ka një ide se cili duhet të jetë destinacioni i tij: një ribashkim me ish-trajnerin e tij Jurgen Klopp te Liverpool.

“Më vjen shumë keq për Gotze për momentin, pasi për të shkruhet përditë,” shprehet Groskreutz për Sky Deutschland. “Për shembull në Bruksel, e gjithë skuadra nuk luajti mirë.

“Mbase do të ishte më mirë të transferohej jashtë Gjermanisë në dimër, ku të ketë më tepër qetësi, dhe të ringjallë karrierën. Klopp e njeh shumë mirë, ai do të ishte një lojtar i denjë për Liverpool.”

Related posts

​Ronaldo: Gjithmonë them se jam më i miri dhe e dëshmoj këtë!

Sadik.Autor

Raiola konfirmon interesin e Marseille për Balotelli-n

Sadik.Autor

Ndryshime në stafin e Kukësit, rikthehet një i njohur në pankinë

Sadik.Autor

Leave a Comment