Futboll Seria A

Ancelotti, trajner i madh për ndeshjet vendimtare

“I uroj fat të madh Ancelottit dhe shpresoj që të na japë një dorë të mirë për të përballuar ndeshjet e rëndësishme, sepse, siç e dinë të gjithë, ai është një trajner i madh.”
Ishin këto fjalët e Lorenzo Insignes për emërimin e 58-vjeçarit në krye të Napolit. Sulmuesi i Kombëtares Italiane duket qartë se është shumë i lumtur me këtë lëvizje të Aurelio De Laurentiis, që i dha fund epokës “Sarri”. Pyetjes nëse e priste afrimin e Ancelottit, Insigne iu përgjigj me sinqeritet.
“Jo, jo, nuk e prisja. Por e dimë që presidenti ynë i bën goditje të tilla. Me siguri ka bërë një lëvizje të madhe në merkato, sepse mister Ancelotti është një trajner i madh.”
Mbyllet kështu një periudhë trevjeçare me Sarrin trajner, për të cilin Insinge ka vetëm fjalë pozitive.
“Duhet t’i themi vetëm faleminderit, sepse në këto tre vite na ka dhënë dhe mësuar shumë. Nëse në këtë sezon jemi këtu ku jemi, kjo është edhe meritë e tij.”

Related posts

REAGIM I FORTË/ Përjashtimi i BEHRAMIT, mediat zvicerane kritikojnë Federatën

Isa.Autor

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Min Son kalon në avantazh mysafirët

Delo.autor

Mourinho, aprovon transferimin e Martialit te skuadra e Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment