Futboll Ligue 1 Sport

GJESTI I NEYMAR/ Braziliani tregon se nuk është një person që mund të urrehet (VIDEO)

Ndeshja e së dielës mes Rennese dhe Paris Saint-Germainit, përfundoi me fitoren e skuadrës nga Parisi me rezultatin 3-1 në kuadër të Ligue 1.

Neymari u zëvendësua në minutën e 90’ të ndeshjes për t’ia lërë vendin Christopher Nkunkus, mirëpo deri sa doli nga fusha një fëmijë u fut në fushë, transmeton Gazeta Express.

Fëmija filloi të qante kur e pa nga afër Neymarin, i cili me ngrohtësi e përqafoi djalin, dhe nuk e lejoi ekipin e sigurimit që ta largojnë atë nga fusha.

Ylli brazilian ia dha në fund fanellën e tij, e fansi i tij i vogël filloi të qaj edhe më shumë duke e përqafuar pastaj fanellën e idhullit të tij.

Neymari në kohët e fundit ka marrë urrjetje dhe përqeshje të shumta nga publiku i futbollit për shkak të simulimeve të tij, mirëpo me këtë gjest që e ka bërë ai ka treguar se është një njeri i dashur.

Related posts

HEROI I SFIDËS/ Portieri denoncon sjelljen e shëmtuar: Askush nuk na…

Isa.Autor

FRIKA NGA “KORONAVIRUSI”/ Gjendet zgjidhja për sfidën Milan-Genoa

Delo.autor

ARRIHET AKORDI CONTE-TOTTENHAM/ Sot pritet zyrtarizimi. Kjo është aventura e dytë e italianit në Londër

Delo.autor

Leave a Comment