Futboll Seria A Sport

FLET KIELINI/ Kapiteni tregon lojtarin vendimtar për Juventusin, nuk është Ronaldo por…

Juventusi vuan më shumë se sa pritej, por e kalon me sukses edhe transfertën e Frosinones, në sajë të golave të Ronaldos dhe Bernardeschi, gjithnjë e më shumë protagonistë me bardhezinjtë. Giorgio Chiellini komentoi performancën e shokëve të tij, duke u fokusuar në ndeshjen e Paulo Dybala.

I intervistuar nga mikrofonat e “Sky Sport”, kapiteni i Juves theksoi: “Sonte kemi luajtur një lojë të mirë, me kujdes, kthjelltësi dhe përqendrim. Këto janë lojëra të vështira, kundër ekipeve që luajnë shumë ngushtë e të ngjeshur në prapavijë. Sot sulmuesit tanë kanë qenë në formë të mirë”.

Bernardeschi konfirmohet si arma sekrete e këtij Juventusi: “Unë nuk jam i befasuar, ai pritet të jetë gjithnjë e më i rëndësishëm për ne. Ronaldo? Me siguri do të bëjë shumë gola, askush nuk pret gjë ndryshe prej tij”.

Chiellini shpenzon fjalë të rëndësishme për Paulo Dybala, i cili po përballet me një fillim të sezonit më pak të ndritshëm se zakonisht: “Por, për mua, sonte ishte vendimtar, si gjithmonë në fakt. Dybala, me të vërtetë ështe i veçantë për Juventusin. Ai na bëri të marrim frymë, fitoi mjaft faulla. Ndoshta do dhe pak të arrijë maksimumin e formës, por për ne është thelbësor”.

Related posts

KULUSEVSKI NJERIU I MOMENTIT/ Asiston dhe shënon një super gol për t’i dhënë fitoren Parmës (VIDEO)

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRAT E TIJ”/ Mihajlovic: Herët ose vonë do të ndodhë, por më duhen 150 vite për të…

Delo.autor

SKANDALI/ Marseja kërkon fitoren në tavolinë, në Francë marrin si shembull ndeshjen Serbi-Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment