Futboll Sport

Formacioni më i mirë i vitit/ Cilët votojnë dhe kush e dominon “trofeun historik”

Njëmbëdhjetë më të mirët e FIFA-s është një proces përzgjedhjeje, që ka nisur nga viti 2005. Në këtë çmim, të vetmit që kanë zë dhe votojnë (të gjithë dhe në mënyrë të barabartë) janë lojtarët. Nuk ka asnjë aktor tjetër që merr pjesë në përzgjedhjen e më të mirëve për futbollistët.

Fillimisht kemi parë në këto top-formacione lojtarë si Zidane dhe Ronaldinho, por në vitin 2007 erdhën tiranët e vërtetë të këtyre shpërblimeve, që janë Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Prej atij viti, ata të dy shfaqen në 11-shen ideale. Edhe në edicionin e 2018-tës, ata do të rishfaqen në atë, që do të jetë viti i njëmbëdhjetë i njëpasnjëshëm në formacionin ideal të FIFA-s.

Edhe pse asnjëri nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, në mbrëmjen gala të mbrëmjes së sotme. Në 11-shen më të mirë të vitit 2018 , që do të zbulohet sot, ka të dhëna të rëndësishme se do të jetë prania e tetë radhazi e Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi i Real Madridit nuk bie nga ky “top-ekip” që nga viti 2011.

Këtë herë nuk do të jetë Andres Iniesta, i cili është i fiksuar në 11-shen më të mirë të FIFA-s nga viti 2009, duke bërë nëntë paraqitje, një shifër e barabartë me Ramos në “Royal Festival Hall”, në Londër. Dani Alves i ndjek ata në renditje me shtatë pjesëmarrje.

Nga vendet dhe në mungesë të asaj që ndodh sot, Spanja dominon renditjen me 40 pjesëmarrje, bazuar te Iniesta, Ramos, Casillas dhe Xavi, kryesisht, të pasuar nga Brazili, me 27 pjesëmarrje. Sa për skuadrat, Barcelona është e para, me 47 pjesëmarrje (përfaqësues), e ndjekur nga Real Madrid me 37, duke lënë Milanin dhe Juventusin pas, me nga 10 përfaqësues.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Ajax. Mbyllet sfida

Delo.autor

RIKTHEHET PROTAGONIST NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Ylli Broja “rrëmben” skenën me gol dhe asist tek Vitese (VIDEO)

Delo.autor

ISCO I BINDUR/ Ja çfarë vendos për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment