Futboll Seria A Sport

FINALISTI I CHAMPIONSIT/ Nga Serie A vjen deklarata më “bllof” e javës në Europë…

Çmimi “bllofi i javës” i shkon direkt mbrojtësit Ragnar Klavan, futbollisti që gjatë merkatos së verës kaloi nga Liverpool te Cagliari.

Përpara ndeshjes mes Parma dhe Cagliari, 32-vjeçari nga Estonia kishte deklaruar: “Kam filluar të studioj sulmuesit më të mirë të Serie A. Këtë herë do të kem përballë Inglese, është shumë i aftë, por nuk do të jetë problem për mua. Më tregoni se cilët janë më të mirët e kampionatit, qendërsulmuesit më të rrezikshëm dhe unë do t’i ndal. E rëndësishme është të jem gati atëherë kur duhet. Inglese do të vuajë shumë,” – deklaroi Klavan.

Ishte deklarata më “bllof” e gjithë fundjavës në Europë. Arsyeja? Sapo nisi ndeshja, Inglese shënoi golin e avantazhit për Parma ndaj Cagliari. Mjaftuan vetëm 20 sekonda për të hedhur poshtë besimin e Klavan. Herën tjetër bën mirë të mos flasë…

Related posts

EUROPA NGA ILUZION NË REALITET KONKRET/ Ibrahimovic në fushë, ecuria e frikshme e Milanit

Delo.autor

“Rilindi” me Sarrin/ SUPER mbrojtësi i CHELSEAS ka gati RINOVIMIN me blutë e Londrës

Isa.Autor

MOURINHO DËSHIRON MBROJTËSIN E INTER/ Tottenham nis kontaktet e para me “Zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment