Futboll Kombëtarja Sport

Baseli në momentin më të keq HISTORIK, zviceranët i besojnë “luftëtarit” XHAKA

Për herë të parë pas vitesh të tëra dominimi në futbollin zviceran, Baseli nuk ndihet më i pamposhtur. Shpartallimi nga rivalët e Young Boys 7-1 ditën e djeshme e ka zhytur thellë në krizë skuadrën më të suksesshme në historinë e futbollit zviceran.

Mediat vendase japing alarmin se skuadra ku luan mesfushori kuqezi Taulant Xhaka rrezikon të kryejë një nga dështimet më të mëdha në historinë e saj, nëse nuk veprohet urgjentisht brenda ekipit. Sipas analizave sportive në Zvicër, kalimi në drejtimin e duhur të skuadrës së Baselit mund të arrihet nëse rikthehet në fushë shkatërruesi Xhaka, i cili shihet si njëri prej liderëve që do të mbajë peshën e skuadrës gjatë gjithë sezonit.

“Në një spirale kaq negative, të nevojiten liderë si më i vjetri i vëllezërve Xhaka. Ai mungonte në mesfushë për shkak pezullimi dhe ishte qartësisht e dukshme. Në ndeshjen e radhës ai do të kthehet bashkë me agresivitetin e tij”, shkruhet në një prej mediave zvicerane.

Paraqitja e bërë në ndeshjen me Izraelin dëshmoi se Taulant Xhaka ka ende për të shkarkuar nga “arsenali” që zotëron.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG gjen pasuesin e Keylor Navas, “rrëmben” portierin e Premier League…

Delo.autor

Edi Martini në rolin e menaxherit: Kam dy oferta për shkodranin Hebaj

Sadik.Autor

“ATË E KAM TAKUAR NË VITIN 2019″/ Kimmich zbulon idhullin e tij: Ai ka qenë gjithmonë një shembull për mua

Delo.autor

Leave a Comment