Futboll Premier League Sport

U kritikua në Botëror/ Por kolegët e shpallin “portieri më i mirë në botë”

David de Gea është portieri i zgjedhur nga kolegët e tij si më i miri në botë në sezonin e kaluar, dhe këtë pasdite do ta marrë çmimin në Gala-në e Londrës. Kështu njofton prestigjiozja spanjolle, “Marca”. Në këtë vlerësim duket se është marrë parasysh puna e tij shumë e mirë te Manchester United, sepse në Botërorin e Rusisë ishte zhgënjim, si “gardian” i kombëtares së Spanjës, gjë për të cilën mori mjaft kritika.

Sidoqoftë, edhe nën drejtimin e trajnerit të “La Roja” nga Luis Enrique, De Gea është konfirmuar si portieri titullar i kombëtares iberike. Dhe tashmë mbërrin “ratifikimi” i tij si më i miri në botë, bazuar në atë që ka dhënë te Manchester United në në shtatë sezonet e fundit. Ai figuron në formacionin më të mirë të edicionit të kaluar, i cili do të zbulohet në ndarjen e çmimeve “The Best” të FIFA-s, sonte.

Përzgjedhja e më të mirëve, një proces që organizohet nga FIFA prej vitit 2005, bëhet nga vetë lojtarët (të gjithë kanë rol të njëllojtë). Nuk ka asnjë aktor tjetër, që merr pjesë në zgjedhjen e më të mirëve për futbollistët. Është 11-shja e “FIFPro”, që FIFA e bën të vetin.

Dida në edicionin e parë, Buffon tri herë, Casillas në pesë raste dhe Neuer katër herë janë portierët e listuar në historinë e këtij çmimi. Tani shtohet edhe De Gea. Sa i takon formacionit më të mirë, së bashku me portierin De Gea, “Marca” ka mësuar se figurojnë edhe emra të tillë si Ramos, Varane, Marcelo, Modriç, Rakitiç, Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, për çmimin e portierit më të mirë, ose “Dora e Artë”, të nominuarit janë Courtois, Schmeichel dhe Lloris. Në këtë rast, të përzgjedhurit janë produkt i një komisioni ekspertësh të FIFA-s dhe votimit të tifozëve, gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve të gjithë botës.

Related posts

Bën gjithçka për kartonin e verdhë, arbitri nuk e ndëshkon nga inati (VIDEO)

Sadik.Autor

Jese i “burgosuri” i PSG/ Merkato e janarit si shpëtim për sulmuesin spanjoll

Isa.Autor

FAT I KEQ PËRNDJEK “ZIKALTËRIT”/ Spalletti humbet për sfidën ndaj Lazios yllin…

Delo.autor

Leave a Comment