Futboll Seria A Sport

Katër vite më parë i bashkoi një fotografi, tani Ronaldo dhe Bernardeschi “flasin një gjuhë”

A mundet një fotografi apo një moment të të ndryshojë jetën dhe karrierën? Ndoshta po, ndoshta jo… Për Federico Bernardeschin ishte thjesht pikënisja, një ogur i mirë që do të realizonte ëndrrën e tij: të luajë përkrah më të mirit në botë.

Cristiano Ronaldo ishte modeli i tij, shembulli, frymëzimi, pasqyra ku shihte atë që një ditë mund të bëhej, edhe pse rruga që e priste dhe e pret është shumë e gjatë dhe e lodhshme, me pengesa.

Por, le të kthehemi katër vite më parë. Atëherë mesfushori i lindur në Carrara, që mbante veshur fanelën e Fiorentinës, do të takonte CR7 pas miqësores së klubeve ndaj Real Madrid.

Një fotografi e postuar në faqen e tij në Instagram dhe Tëitter, teksa sulmuesi i krahut transmetonte gjithë emocionin e tij për këtë çast të papërshkrueshëm.

Punë, pasion, dëshirë dhe sakrifica. Këto ishin përbërësit për të arritur majën dhe elitën. Gola, paraqitje të mira dhe në fund, transferimi i bujshëm, nga Fiorentina te Juventusi.

Bardhezinjtë paguan dy vite më parë 40 mln euro për kartonin e Bernas, siç e thërrasin shokët e skuadrës. Besonin te potenciali i tij, por sidomos shihnin futbollistin e të ardhmes. Një investim i menduar dhe një strategji që kishte vetëm nevojë për pak durim.

U desh thuajse një sezon që Bernardeschi të fitonte zemrat e tifozëve dhe të shuante dyshimet te Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, që kur bëhet fjalë për lojtarë të sapoardhur, tregohet i duruar dhe nuk i hedh “në luftë” të papërgatitur, nëse mund të bëjmë një parafrazim.

Këtë verë, lajmi më i bukur ka mbërritur në veshët dhe sytë e Bernas. Cristiano Ronaldo, pikërisht ai futbollisti magjik, numri “1” në botë, perfeksioni i përbërë në mish dhe trup, vishet bardhezi.

Ish-lojtari i Fiorentinës risheh fotografinë dhe mendon: tashmë nuk ka nevojë për një fotografi çasti. Tani, çasti do të kthehet në një jetesë. Sepse, bashkëjetesa ose simbioza mes tij dhe Ronaldos është një ndër aspektet më të bukura të këtij fillim sezoni.

Festimi në fitoren e ditës së dielë, ndaj Frosinones është konfirmimi i radhës. Bernardeschi dhe Ronaldo shkojnë shumë mirë. Bisedojnë, qëndrojnë bashkë në stërvitje, mundohen të kuptohen në gjuhën e futbollit dhe, madje, edhe gëzohen bashkë kur shënojnë.

Related posts

AS: Penalltia që priti Navas ndaj Iago Aspas duhet përsëritur

Q.Autor

TJETËR SULM NDAJ RONALDOS/ Ibra: I lumtur që e fitoi gjaku im

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ “Zikaltërit” përfitojnë një penallti, Calhanoglu nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment