Futboll Premier League Sport

Pogba sulmon sërish Mourinhon: Në “Old Trafford” duhet të bëjmë më shumë…

Sërish polemika tek Manchester United. E tashmë, siç është bërë zakon, Paul Pogba ka sulmuar përsëri Jose Mourinhon për taktikat e tij. Djajtë e Kuq humbën akoma më shumë terren në garën për titull, pas barazimit 1-1 kundër Wolverhampton, duke qenë aktualisht 8 pikë mbrapa Liverpool, ndërsa francezi nuk u kursye në deklaratat e tij.

“Luajmë në shtëpinë tonë dhe duhej të kishim bërë një ndeshje më të mirë kundër Wolves. Këtu jemi në “Old Trafford” e duhet të sulmojmë gjithë kohën, siç bëmë me Tottenham, Liverpool, Chelsea e Arsenal sezonin e kaluar. Kur luajmë kështu, është më e thjeshtë për ne”, tha Pogba.

I pyetur se çfarë e ndalon United të luajë një futboll sulmues, Pogba ja hodhi fajin në mënyrë direkte trajnerit të tij, Jose Mourinho, me të cilin është në një luftë të hapur që nga sezoni i kaluar.

“Nuk mund të përgjigjem unë për këtë, jam vetëm një lojtar. Nuk jam trajneri, por ne duhet të kemi më shumë mënyra loje”, u shpreh mesfushori francez.

Pas 6 ndeshjesh, United e ka nisur në mënyrën më të keqe Premier Leaguen, duke grumbulluar vetëm 10 pikë. Ndeshja e radhës për ekipin nga Manchesteri do të jetë në fushën e West Ham, ditën e shtunë.

Related posts

FUTBOLLISTI I LIVERPOOL AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Denoncimi i vajzës: Mbetëm vetëm dhe filloi të më prekte

Delo.autor

E pranon gjyqtari Ovrebo: Bëra shumë gabime në ndeshjen Chelsea – Barcelona

Q.Autor

ARGJENTINË-BRAZIL/ Pësoi dëmtim ndaj Kolumbisë, super sfida humb yllin e madh…

Delo.autor

Leave a Comment