Futboll Seria A Sport

DEKLARATA TRONDITËSE/ Ish-lojtari i INTERIT: FUTBOLLI më ka SHKATËRRUAR

Ai mbahet mend për lookun e tij, por edhe për golat me fanellën e Inter, Juventus dhe Roma. Pablo Daniel Osvaldo, i cili gjithashtu ka veshur uniformën e kombëtares italiane, ka ndryshuar mënyrë të jetuari, duke ju përkushtuar muzikës. Gjatë një interviste për Marca, ish-sulmuesi italo-argjentinas, ka deklaruar se bota e futbollit e ka zhgënjyer dhe nuk e ka lejuar të jetojë i lumtur.

‘’Unë nuk e mohoj jetën time si lojtar dhe futbollin në përgjithësi. Më ka dhënë shumë, por shpesh herë e ndjeja se nuk i përkisja atij ambienti. Tani jam i lumtur, më shumë se më parë. Futbolli më ka bërë të lumtur, por atmosfera rreth futbollit, jo. Kujdes, unë nuk e mohoj futbollin: e dua dhe kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time. Por presioni i gjykimit të njerëzve, të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre dhe të jetojnë jetën e të tjerëve kur nuk dinë të jetojnë jetën e tyre. Nuk e kuptojnë që personat publikë kanë të njëjtat probleme si ato që shesin në rrugë. Futbolli më dha mundësinë për të ndihmuar familjen time. Për të realizuar ëndrrën, që babai im mos të punonte më. Më lejoi të udhëtoja dhe të njihja botën, të ndryshoja veten dhe jetën time. Më pëlqen drejtimi që më dha futbolli, por gjithashtu më ka marrë lirinë. Sepse liria ime nuk ka çmim dhe nuk është e negociushme. ”

“A do të doja të isha si Ronaldo? Cristiano preferon të shkojë në shtëpi dhe të bëjë stërvitje, mua më pëlqen të bëjë barbekju “. Po si Messi? Jo. Dua të luaj si ai, por është njeri i varfër, nuk ka jetë! Ai jeton në një burg të artë. Nuk mund ta përballoj një jetë të tillë, edhe sikur të më ofronin miliona.

Related posts

ZYRTARE/ Fanellë me numrin “10”, Milani prezanton ish-fantazistin e Realit të Madridit

Delo.autor

ARSENAL-SOUTHAMPTON/ “Topçinjtë” kalojnë epërsi, shënon Lacazette

Delo.autor

E duan Reali e Barça, por Man.City nuk e lëshon

Q.Autor

Leave a Comment