Futboll La Liga Sport

SULMUESI ARGJENTINAS/ Nuk do të doja KURRË të isha si MESSI, ai nuk ka një…

Pablo Daniel Osvaldo, sulmuesi i lindur në Argjentinë, që luajti edhe me kombëtaren e Italisë, është tërhequr nga futbolli dhe po merret me muzikën.

“Nuk dua të mohoj se kam bërë një jetë të mirë si futbollist. Më ka dhënë shumë, por disa herë ndihesha si peshk pa ujë. Tani jam më i lumtur. Kur luaja futboll isha i lumtur, por ndihesha i mbytur nga atmosfera rreth tij. Edhe një herë, nuk jam penduar që luajta futboll. Ka qenë gjëja më e bukur në jetën time dhe më ka dhënë mundësinë të ndihmojë familjen time, por më ka hequr lirinë dhe liria nuk ka çmim.”

Më pas, ish-sulmuesi, aktualisht “roketar” tha: “Ronaldo shkon në shtëpi dhe bën palestër, ndërsa mua më pëlqen të rri me miqtë e mi duke ngrënë. Nuk do të doja të isha as Ronaldo dhe as Messi. Do të më pëlqente të luaja si Leo, por i shkreti nuk ka jetë! Ai jeton në një burg të artë! Nëse do të isha ai nuk mund të jetoja i lumtur. Ai është më i miri në botë kur luan futboll, por jeta e tij është e tmerrshme, ose më saktë nuk ka një jetë të tijën. Leo është një nga njerëzit më të trishtë…”

Related posts

ZYRTARE/ Prurja e dytë tek Kampionët e Superiores, pas Seferit dhe mbrojtësi afrikan vishet “bardheblu”

Delo.autor

“IZOLOI” LUKAKUN/ Gjimshiti më i miri në fushë: Ishte një lojë shumë e…

Delo.autor

UEFA bllokon përdorimin e VAR në Champions, “tërbohet” Rumenige: Shoh arbitra konfuzë

Q.Autor

Leave a Comment