Futboll La Liga Sport

KAMPIONI I BOTËS/ REALI interesohet për futbollistin me vlerë 60 milionë euro…

Duket se Chelsea dhe Liverpool nuk janë të vetmet ekipe që kanë qenë në ndjekje të Nabil Fekir gjatë verës së kaluar. Sipas “L’Equipe”, Real Madrid ka ndjekur gjithashtu 25-vjeçarin, si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Cristiano Ronaldo. Gjithsesi, Florentino Perez ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, diçka që mendon ta bëj në të ardhmen.

Në sezonin e kaluar mesfushori me tipare sulmuese shënoi 18 gola dhe dha 8 asiste në Ligue 1. Ai kreu vizita mjekësore te Liverpool gjatë verës, por marrëveshja nuk u arritur, sepse “të kuqtë” patën dyshime në lidhje me një dëmtim të pësuar tre vjet më parë.

“Nuk më ka kërkuar vetëm Liverpool, e dini edhe për kontaktet me Chelsea por kam qenë në bisedime me një tjetër klub të madh, gjithsesi jam ende pjese e Lyon dhe duhet të jap maksimumin në këtë sezon,” – tha Fakir, pas fitores ndaj Manchester City në Champions League.

Vlera e tij në merkato është rreth 60 milionë euro.

Related posts

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Gazetari zbulon: Icardi ka firmosur një marrëveshje me…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ “Basti” i Guardiola: Sane do të bëhet si Giggs!

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester City-Leicester. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment