Futboll La Liga Sport

LËVDATAT NGA RAMOS/ Kapiteni i Realit “ngre në qiell” kroatin Modriç

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, përshëndeti Luka Modric, duke thënë se mesfushori kroat e meritoi çmimin “Lojtari i FIFA-s 2018”. Pasi e ndihmoi Real Madridin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Botërorit të Rusisë, Modriç mori çmimin e sipërcituar përpara Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah, të hënën.

Si kapiteni i tij në “Bernabeu”, Sergio Ramos kishte një votë për çmimin në fjalë dhe ajo shkoi për Modricin, pasuar nga ish-bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, dhe Lionel Messi i treti. Pas triumfit të Modricit, Ramos tha: “Jam aq i lumtur, sikur ta kisha fituar vetë atë çmim. Luka e meritonte atë.

Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe ka shënuar një epokë të rëndësishme në historinë e Real Madridit”. Vetë Modric shprehu zhgënjimin që dy yjet e dekadës së fundit nuk ishin të pranishëm në ceremoni, teksa edhe Ramos u bashkua me këtë “kor”: “Do të ishte mirë që Cristiano dhe Leo të ishin këtu”.

Related posts

“JAM I MBYLLUR NË KAFA”/ Shfryrja e CR7 bën xhiron e botës dhe zbulon anën e fshehtë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Debutoi si profesionist më i vogël se 15 vjeç, infektohet me COVID-19

Delo.autor

Barcelona “peshkon” në Amsterdam/ Katalanasit në “luftë” me tre skuadra për SUPER talentin

Isa.Autor

Leave a Comment