Futboll Sport

MESSI MERR VENDIMIN/ Zbulohet nëse argjentinasi do të jetë në ndeshjet me Irakun dhe Brazilin

Trajneri në detyrë i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se Lionel Messi do të mungojë në ndeshjet miqësore të vendit muajin e ardhshëm, duke hedhur edhe më shumë dyshime për të ardhmen e superyllit të Barcelonës në ekipin e tij kombëtar.

Messi, 31-vjeçar, nuk ishte pjesë e Argjentinës për miqësoret e këtij fillim muaji kundër Guatemalas  dhe Kolumbisë dhe tani do të mungojë edhe në ato të tetorit, transmeton Gazeta Express.

Argjentina do të përballet me Irakun më 11 tetor dhe kundër Brazilit vetëm pesë ditë më vonë, por Messi nuk do të jetë pjesë e saj.

“Kam folur me të dhe ende mendojmë se gjëja më e mirë është që ai mos të vijë, që ai s’është pjesë e ekipit”, tha Scaloni për Fox Sport.

“Jemi në një periudhë tjetër dhe këta djelmosha duhet ta vazhdojnë ta veshin fanellën e ekipit kombëtar dhe të shohim se çfarë mund të tregojnë, kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

Hera e fundit që Messi luajti për Argjentinën ishte Kupa e Botës, kur Franca e eliminoi në fazën e 16 më të mirave.

 

Related posts

U PËRFOL SE KISHTE MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT/ Ylli i Milanit del në stërvitje me grupin, befason me vendimin

Delo.autor

PASKA PAS TË DREJTË/ I kuqi ndaj Higuain, zbulohet FJALIA që arbitri nuk toleroi

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOL/ Mourinho: Liverpool është një skuadër e fortë, por nuk mund…

Isa.Autor

Leave a Comment