Futboll La Liga

Valverde: Real Madridi nuk është dorëzuar për titull

Ashtu si Atletico e Valencia, që janë më afër Barcelonë, edhe Reali do të luftojë për titull, thotë Valverde.

Barcelona ka bërë paraqitje fantastike të dielën mbrëma kundër Real Sociedad, duke përmbysur rezultatin prej 2:0 për të fituar në fund 2:4 në “Anoeta”, stadium në të cilin nuk merrte pikët e plota që nga viti 2007, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Barça ka shkuar në nëntë pikë diferencë me Realin, të cilët të shtunën e pranuan se ka përfunduar gjithçka sa i përket titullit, pas humbjes nga Villarreali në “Santiago Bernabeu”, por kështu nuk mendon Ernesto Valverde.

“Ndoshta Real Madridi i shikon ekipet tjera më afër nesh dhe e thonë atë, por nuk mendoj se ndonjë skuadër ka hequr dorë nga gara për titull”, tha Valverde.

“Atletico Madrid jo, as Valencia, por as Real Madridi nuk mendoj edhe pse diferenca me të vërtetë është shumë e madhe dhe natyrisht për ne kjo është e rëndësishme”, shtoi trajneri i Barcelonës.

Barcelona aktualisht është 19 pikë para Real Madridit pas 19 xhirove, pas pjesës së parë të sezonit.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Ferguson: Nuk mund të isha kthyer në Skoci po të kisha pranuar atë ofertë

Delo.autor

MILAN-LIVERPOOL/ Pioli: “Kuqezinjtë” luajnë për fitore, të tregohemi më të fortë se…

Delo.autor

“NUK JAM I LUMTUR TEK BARCELONA”/ Rrëfehet mesfushori Vidal: Kam fituar shumë tituj me…

Delo.autor

Leave a Comment