Futboll Sport

ZYRTARE/ PSG paguan 37 milionë euro për SUPER mbrojtësin gjerman (VIDEO)

Paris St.Germain ka kompletuar blerjen e mbrojtësit gjerman Thilo Kehrer nga Schalke 04 me një marrëveshje pesë vjeçare. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi francez, pasi 21-vjeçari kaloi me sukses vizitat mjekësore. Kosto e transferimit do të jetë 37 milionë euro.

“Të gjithë në Europë e dinë sa e fortë është kjo skuadër dhe çfarë projekti ka. Nuk mendoj se mund të gjeja më mirë se Parisi për të vazhduar rritjen time profesionale dhe arritjen e objektivave,” – tha Kehrer.

Keher ka shënuar katër gola në 59 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë për Schalke. Ai shkëlqeu në sezonin e kaluar kur ky ekip e mbylli kampionatin në vendin e dytë.

Mbrojtësi ka qenë gjithashtu pjesë e Gjermanisë U-21 që fitoi titullin kampion të Europës në Poloni, vitin e kaluar.

Related posts

Kukësi bën detyrën në Lushnjë, golat e Gurit dhe Idrizit nderojnë verilindorët (FOTO)

Q.Autor

“HERËN E PARË QË HYRA NË…”/ Vecino rrëfen: Ja emocionet dhe pesha e fanellës “Zikaltër”

Delo.autor

Në Korçë duan edhe Këpucën e Artë, Skenderbeu luan për Sowe

Sadik.Autor

Leave a Comment