Futboll Premier League Sport

PLAS TEK MAN UNITED/ Mourinho TURPËRON Pogban përpara shokëve: Nuk do të jesh më…

Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba-s se nuk do të jetë më kapiteni i Manchester United teksa marrëdhënia mes të dyve sa vjen e përkeqësohet.

Mourinho thuhet ta ketë bërë këtë lëvizje për të theksuar autoritetin e tij në Old Trafford pas një sërë episodesh ku mesfushori ka inatosur trajnerin e United.

Mourinho ia ka komunikuar këtë lajm Pogba-s dhe pjesës tjetër të ekipit gjatë seancës së fundit stërvitore ditën e martë, tre ditë pasi francezi kritikoi taktikat e trajnerit në përfundim të barazimit 1-1 ndaj Wolves.

Pogba ka mbajtur tri herë shiritin e kapitenit tek United kur Antonio Valencia nuk ka qenë në gjendje të luajë.

Si Pogba ashtu edhe Valencia pritet të mungojnë në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Derby Coutny në Old Trafford në mbrëmjen e së martës bashkë me De Gea dhe Shaw.

Burimet pranë ESPN raportojnë se mesfushori është gati të largohet në merkaton e dimrit, por mund të presë edhe deri në fund të sezonit.

Related posts

LIVE/ Nëntë SUPER ndeshje në KATEGORINË E PARË, njihuni me rezultatet e tyre

Isa.Autor

Davide Torchia: Rugani, është një nga lojtaret më premtues për Juventusin

Sadik.Autor

APELI SPANJOLL KONFIRMON DËNIMIN/ Nuk kanë fund telashet për Messin, ja vendimi i fundit për argjentinasin…

Delo.autor

Leave a Comment