Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Milani siguron regjisorin e së ardhmes, talenti mban emrin e Kuenkas

Teksa priten prurje për ekipin e parë, kuqezinjtë investojnë për të ardhmen. Goditja e radhës mban emrin e Hugo Kuenkas, i cili është formuar në akademinë e Deportivo Kapiatas në Paraguai.

Marrëveshja për 16-vjeçarin është arritur mbi bazën e 500 mijë eurove, teksa klubi paraguaian do të përfitojë edhe 10 për qind të një shitjeje në të ardhmen.

I lindur në vitin 2005, Kuenka është një regjisor i mirëfilltë dhe do t’i bashkohet Milanit të rinjve ku po japin frytet e para edhe moshatarë si Kerkez e Robak. Mbi djaloshin nevojitet punë në fizik, por sidomos në taktikë, pasi dihet rëndësia e këtij aspekt në futbollin italian.

Related posts

ATP FINALS/ Djokovic mposht lehtësisht Schwartzmanin

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Kondogbia NUK do të luaj më me Francën, ja kombëtarja e re…

Isa.Autor

VLLAZNIA-KUKËSI/ Mungesë e rëndësishme për Brdariç, titullari i “Verilindorëve” humbet sfidën

Delo.autor

Leave a Comment