Futboll Seria A

Merkato, Milani ka gati ofertën për transferimin e Julian Brandt

Milani duket se do të tentojë përforcimin e skuadrës edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Transferimet e verës së vitit të kaluar nuk kanë sjellë më të mirën në klub dhe kjo ka bërë që ‘Kuqezinjtë’ të mendojnë për përforcime.

Emri më i ri në listën e Milanit është mesfushori ofensivë gjerman, Julian Brandt.

Reprezentuesi gjerman ka shkëlqyer këtë edicion me Bayer Leverkusenin dhe ka tërhequr vëmendjen e Milanit.

Sipas mediave gjermane ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të paguajnë rreth 25 milionë për transferimin e tij në ‘San Siro’.

Por skuadra italiane duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayernit e cila gjithashtu e dëshiron mesfushorin ofensivë.

21-vjeçari iu bashkua Leverkusenit nga të rinjtë e Wolfsburg katër vite më parë, ndërsa kontrata e tij me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2019.

Brandt këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 21 paraqitjet e tij me Leverkusenin.

Related posts

Spektakli në “Benito Villamarin”/ Spanja për të mbyllur llogaritë ndaj Anglisë

Isa.Autor

ËSHTË E PABESUESHME”/ Mesfushori Rice: Eliminuam Gjermaninë dhe jemi në çerekfinale, historike

Delo.autor

Juventusi insiston për Emre Can, ofron para dhe Pjacan për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment