Futboll Seria A

Hamsik: Napoli meriton Scudetton

Marek Hamsik beson se Napoli meriton të fitojë Serie A këtë sezon pasi kjo është edhe dëshira e gjithë atyre që e duan futbollin.

Napolitanët prijnë në kampionatin elitar italian me një pikë më shumë se Juventusi dhe kanë shanse të mira që të vazhdojnë me ecurinë e mirë dhe në fund të shpallen kampion.

“Ëndrra ime? Ajo quhet Scudetto”, ka thënë sllovaku për Corriere dello Sport.

“Nuk është vetëm ëndrra ime, por edhe e tifozëve, De Laurentiis dhe bashkëlojtarëve”.

“Mendoj se është edhe dëshira e tifozëve që duan futbollin, sepse në luajmë mrekullueshëm, futboll të bukur dhe mendoj se e meritojmë”, shtoi Hamsik.

Ndeshja e ardhshme e Napolit është ndaj Atalantas, ndërsa në pesë javët e fundit ka katër fitore dhe një barazim .

Hamsik këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Related posts

PRITEN SUPERSFIDA/ “Zbardhet” faza tjetër e Championsit, ja skuadrat e kualifikuara

Isa.Autor

Pele: Ja kush janë futbollistët më të mirë në botë

Q.Autor

“Hero” me Kroacinë në Botëror/ Ish-“Djalli i Kuq” gjen zgjidhjen për Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment