Futboll Seria A Sport

PLASIN AKUZAT/ Presidenti i Fiorentinës: ARBITRI ishte lojtari më i mirë i INTERIT

Presidenti i Fiorentinës Mario Cognigni pretendon se arbitri ishte lojtari më i mirë i Inter-it pasi ekipi i tij humbi 2-1 në San Siro.

Goli i parë i Inter gjatë mbrëmjes së martë është shënuar nga një penallti e dyshimtë, dhe Cognigni ka theksuar edhe njëherë acarimin e kampit Vjollcë, duke akuzuar arbitrin Paolo Mazzoleni si të njëanshëm.

“Ishte një ndeshje e bukur, por pa arbitrin do të kishte pasur më shumë respekt mes dy skuadrave dhe mbase më shumë spektakël,” shprehet ai pas ndeshjes.

“Mazzoleni nuk ishte arbitri i duhur për atë ndeshjes, ishte provokues dhe i njëanshëm. Ai ishte lojtari më i mirë i Inter-it. “Ne bëmë një ndeshje të madhe, por VAR krijon vetëm përbindësh që duan vëmendje.”

Related posts

Dortmund kërkon fitoren e parë të 2018-ës në fushën e Koln

Q.Autor

FORMULA 1/ Ferrari hedh në kosh startin perfekt, Mercedes triumfon në Rusi (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ “Katalanasit” barazojnë rezultatin, shënon Malcom

Delo.autor

Leave a Comment