Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ LONDINEZËVE/ Ja çfarë i tha trajneri Shaqirit në fund të ndeshjes

Liverpooli mbrëmë pësoi humbje në shtëpi nga Chelsea në kuadër të Carabao Cup me rezultatin 2-1.

Në fund të ndeshjes është vërejtur trajneri gjerman duke e qortuar Xherdan Shaqirin, dhe pas shumë pyetjeve nga fansat në Twitter për ta ditur se çfarë i ka thënë, Kloppi ka treguar pastaj në një intervistë, transmeton Gazeta Express.

Kloppi dëshiroi që Shaqiri ta ekzekutonte gjuajtjen e lirë, dhe t’ia pasojë topin Mohamed Salahut, mirëpo gjuajtjen e mori Hendersoni, i cili e kërkoi Dejan Lovrenin, e ky i fundit e kishte të pamundur të bënte diçka.

“Fola me të për shkak të gjuajtjes së lirë, atë të fundit”, ka thënë Klopp.

“Është dashur të pasohet topi te Salahu, pasi të shkonte topi te ai, pasi pjesa e lojtareve ishin në anën tjetër, aty ku edhe shkoi pastaj goditja”.

“Ajo çfarë i kam thënë ka qenë për gjuajtjen e lirë, asgjë tjetër”.

 

Related posts

GATTUSO BUZËQESH/ Mungoi për 423 ditë, ylli i ITALISË rikthehet te MILANI

Isa.Autor

PAS HUMBJES NË “CARABAO CUP”/ Sarri zhduk “bishën” brenda tij, ja deklarata

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Teuta. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment